-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ursula von der Leyen: Europa në gjendje kritike, ka ardhur koha të luftojmë

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në një fjalim të mbajtur para deputetëve të Parlamentit Europian u shpreh se Europa është një gjendje kritike.

Von der Leyen u shpreh se për të mbajtur një Evropë të pavarur dhe në paqe, duhet që të luftohet për liri dhe të ardhme. Ajo bëri thirrje për të luftuar që një Evropë e re të rilindë dhe të jetë e bashkuar.

“Europa është në gjendje kritike. Për të luftuar për një Evropë të pavarur dhe në paqe, për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe vlerat e saj. Një luftë për liri, për të mos bërë gabime. Kjo është një luftë për të ardhmen tonë. Kam menduar shumë gjatë se si do ta nis këtë fjalim, me këto fraza që s’mund t’i përdorim gjithmonë. BE është një projekt paqeje, por e vërteta është se bota po përballet sot me situata të paharrueshme. S’mund të tolerojmë situatat me të cilat po përballen qytetarët evropianë çdo ditë; po e përjetojnë situatën globale me rritjen e kostove të jetesës, janë të shqetësuar nga ngjarjet që shikojnë në lajme, situata e tmerrshme në Gaza dhe agresioni rus në Ukrainë. S’mund të presim që kjo të vijojë. S’ka më nostalgji. S’mund të qëndrojmë indiferentë. Pra po, ne duhet të luftojmë! Sepse kemi fuqi të mëdha që kërkojnë ta mbajnë peng Evropën. Një botë e cila është e varur nga armatimi, dhe për të gjitha këto arsye, një Evropë e re duhet të rilindë!

Ky duhet të jetë momenti i pavarësisë së Evropës, ky duhet të jetë misioni i PE-së, të marrim kontrollin mbi teknologjitë e reja. Të jemi të hapur ndaj botës, të vendosim partneritete.”, tha von der Leyen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit