Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për projektin “smart city” që ka bërë gati qeveria dhe që ka qëllim monitorimin e cdo cepi të qytetit për të rritur sigurinë.
“Paralajmëroj shqiptarët se “smart city” i Edi Ramës është në të vërtetë shteti policor më i rrezikshëm në planet! Përgjime.
Kontroll me kamera në çdo shkollë. Në çdo shkallë. Në çdo hapësirë publike dhe private. As sigurimi i shtetit nuk ka patur kurrë një rrjet kaq të frikshëm spiunimi” shkruan Berisha.