Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar në portin e Barit Itali, pasi po tentonte të arratisej fshehurazi brenda një kamioni që transportonte pajisje elektrike.
Gjatë kontrollit rutinë të automjeteve që niseshin jashtë zonës Shengen, autoritetet zbuluan burrin i cili po fshihej midis paletave të mallrave.
Ky person ishte në kërkim nga Gjykata e Vlorës, e cila kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar më 10 shkurt 2025 për krime të rënda, përfshirë dhunë në familje, rrëmbim dhe kërcënime.
Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Barit për t’u përballur me autoritetet italiane.








