Pas një hetimi 8-mujor, u finalizua operacioni policor i koduar “Prova”, për goditjen e një grupi që shiste Cannabis në doza, në qytetin e Kuçovës.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona, Ll. N. 33 vjeç, L. M. 24 vjeç) dhe D. D. 26 vjeç, të gjithë banues në Kuçovë.
Ata akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
Hetimi ka zbuluar se grupi siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Kuçovës.