Gjashtë bashki të vendit pritet që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Bashkitë janë Tirana, Vlora, Berati, Cërriku, Tepelena dhe Mati.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste i kërkoi Këshillit Bashiak që të votojë për shkarkimin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli. Rama propozi Ogerta Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës.
Në kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha me 10 shtator paraqiti dorëheqjen e tij, duke eklaruar se largimi i tij vinte si një akt reflektimi dhe përgjegjësie.
Ervin Demo që mbante postin e kryebashkiakut të Beratit paraqiti dorëheqjen më 23 mars, pasi kandidoi si deputet i Partisë Socialiste. Ai është emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Ndërsa Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut, i cili u prezantua nga shefi i ekzekutivit si Ministër i Bujqësisë, institucion që Rama e quajti “Ministri për Punët e Fshatit”. Kështu edhe Cërriku do t’iu nënshtrohet zgjedhjeve të reja.
Gjithashtu në mars të këtij viti paraqiti dorëheqjen edhe Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës, i cili është zgjedhur si deputet i qarkut Gjirokastër.
Ndërsa Bashkia Mat do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së Agron Malajt në muajin mars, për të kandiduar si deputet i qarkut Dibër.








