Partia Demokratike zhvilloi sot, më 12 shtator, homazhe te memoriali i Azem Hajdarit në qendër të Tiranës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e tij si dhe kreu i selisë blu, Sali Berisha por edhe mbështetës të Hajdarit. Berisha tha se tani është momenti të ‘ngrihemi të rrëzojmë Ramën’.
Ata vendosën kurora me lule në memorialin në nder të tij. Azem Hajdari u vra me armë zjarri pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, më 12 shtator të vitit 1998.









