-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dimal Basha uron Niko Peleshin: Mezi pres të thellojmë lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore

Kryesoret

Dimal Basha me anë të një postimi ka uruar Niko Peleshit për besimin e marrë si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Basha thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve vëllazërore midis dy Kuvendeve. Ai shprehet se mezi pret që të takohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë për të thelluar lidhjet institucionale dhe vëllazërore.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh urimet më të sinqerta z. Niko Peleshi për besimin e marrë me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kuvendet tona kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i uroj punë të mbarë dhe suksese të shumta. Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit.”, shkruan Basha në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit