Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të qeverisë Kurti. Haradinaj në reagim shprehet se Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e saj.
Ai ka ftuar të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojnë për situatën në të cilën gjenden.
“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.
I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi.”, shprehet Haradinaj.









