Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë paralajmëruar tërheqjen nga Festivali Evropian i Këngës (Eurovision), nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të këtij spektakli muzikor.
Të premten Holanda tha se do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj me përjashtimin e Izraelit, duke i kërkuar Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU), që organizon festivalin, të mos e lejojë këtë shtet të konkurrojë.
Ministria e Jashtme izraelite reagoi ashpër ndaj këtyre kërkesave për bojkot, duke i cilësuar si “politizim të kulturës dhe antisemitizëm në muzikë” dhe akuzoi Hamasin për zgjatjen e konfliktit.