Nis me debat, akuza dhe përplasje seanca e parë e Kuvendit të ri të Shqipërisë. Konstituimi nisi në orën 10:00.
Seancën e drejtoi deputeti Vasil Llajo, i cili lexoi emrat e deputetëve të rinj. Më pas, Llajo kërkoi emrat nga opozita për ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve. Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ngrit dhe mori fjalën.
Llajo nuk ia dha fjalën. Opozita bllokoi foltoren me pankarta të McGonigalit dhe Sorosit. Berisha akuzoi se socialistët i grabitën zgjedhjet me bandat.
Më pas Llajo i dha fjalën Taulant Ballës që propozoi pesë emra nga socialistët që do të bëjnë verifikimin e mandateve duke qenë se opozita refuzoi të jepte dy emra.
Pas ngritjes së komisionit, Llajo bëri me dije se do të verifikohen mandatet dhe seanca e ardhshme do të zhvillohet në orën 17:00 të pasdites së sotme.