Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit. Ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.
Gjithashtu edhe 150 mijë të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh. Nëntë persona humbën jetën të martën pasi një varkë shpëtimi që transportonte viktima të përmbytjeve u përmbys në lumin Indus. Disa ditë më parë, pesë persona vdiqën në një incident të ngjashëm në periferi të qytetit Jalalpur Pirwala.
Përmbytjet kanë shkaktuar kaos edhe në Indinë fqinje, duke vrarë të paktën 30 persona dhe duke prekur më shumë se 354,000 të tjerë.