-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dielën, protestë para Gjykatës Speciale të Hagës

Kryesoret

Ditën e dielë në Hagë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Në protestë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë edhe struktura e Partisë Demokratike e Kosovës.

Protesta mbahet një ditë para se të nis paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë konferencës së fundit statusore, mbrojtja e Thaçit tha se do t’i duhen 35.5 orë për dhënien e dëshmive të dëshmitarëve për këtë rast.

Ndërsa mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon që dy dëshmitarë do të japin dëshminë në gjykatore, ndërkaq dy të tjerë do të japin dëshminë me shkrim dhe këto dëshmi veçse u janë dorëzuar prokurorëve.

Ndërsa ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit njoftuan se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.

Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit