Autoritetet amerikane kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.
Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, i dyshuari është Tyler Robinson, 22 vjeç banor i Utah.
Robinson ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se babai i të dyshuarit ka ndihmuar në dorëzimin e tij, pas konsultimit me një zyrtar të Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.