-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zv.presidenti i Sudanit të Jugut akuzohet për vrasje, tradhti dhe krime kundër njerëzimit

Kryesoret

Zëvendëspresidenti i Sudanit të Jugut, Riek Machar është akuzuar për vrasje, tradhti dhe krime kundër njerëzimit.

Ministri i Drejtësisë, Joseph Geng Akech, tha se akuzat kundër Machar lidhen me një sulm në muajin mars, nga një milici që dyshohet se është e lidhur me zëvendëspresidentin, që vrau 250 ushtarë dhe një gjeneral.

Machar ka qenë në arrest shtëpiak që nga marsi, me OKB-në, Bashkimin Afrikan dhe vendet fqinje që bëjnë thirrje për qetësi.

Gjithashtu shtatë të tjerë janë akuzuar së bashku me Manchar, përfshirë Ministrin e Naftës Puot Kang Chol dhe Zëvendës Shefin e Shtabit të Ushtrisë Gjeneral-Lejtnant Gabriel Duop Lam, tha Ministri i Drejtësisë Joseph Geng Akech në një deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit