Një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur brenda në një qeseje, është gjetur nga banorët e lagjes nr.1, pranë murit rrethues të kalasë së Durrësit, afër ish-hotelit “Pameba” në pronësi të vëllait të Vangjush Dakos.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën dhe ka bërë evakuimin e banorëve aty pranë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat xheniere të cilat kanë asgjësuar lëndën plasëse me shpërthim të kontrolluar. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.
Detaje nga tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, evakuohen banorët pranë zonës









