Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vendosur kushtet e tij të reja për NATO-n për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Trump me anë të një postimi në rrjetin social Truth shprehet se është i gatshëm të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë vetëm nëse të gjithë vendet anëtare të NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe fillojnë të zbatojnë të njëjtën politikë.
“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord dhe të nisin të bëjnë të njëjtën gjë dhe kur të gjitha vendet e NATO-s, të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të fituar ka qenë shumë larg 100% dhe blerja e naftës ruse nga disa vende ka qenë tronditëse. Kjo dobëson fuqinë tuaj negociuese kundrejt Rusisë. Unë jam gati të veproj, por më thoni kur edhe ju jeni gati”, shkruan Trump.
Gjithashtu Trump kërkon që NATO, si grup, të vendosë tarifa nga 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat do të hiqen vetëm pas përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Këto tarifa do të ndihmojnë shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte vdekjeprurëse. Kina ka një kontroll të fortë mbi Rusinë dhe këto masa do ta thyejnë atë”, thekson ai