Ditën e sotme qindra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Londrës për dy protesta paralele që kanë tërhequr vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare.
Protesta kryesore, e quajtur “Unite the Kingdom”, është organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson.
Më shumë se 100 mijë mbështetës, duke valëvitur flamuj britanikë, skocezë dhe uellsianë, si dhe pankarta me slogane si “Stop the Boats” dhe “Unite the Kingdom”, u mblodhën pranë urës së Waterloo-s përpara se të niseshin drejt Whitehall-it, ku ishin planifikuar fjalime nga figura të njohura të së djathtës, përfshirë ish-strategun e Donald Trump, Steve Bannon, raporton BBC.
Gjithashtu pranë Russell Square, mijëra qytetarë të tjerë morën pjesë në kundër-protestën “March Against Fascism”, të organizuar nga grupi Stand Up To Racism (SUTR).
Ata mbanin pankarta me mesazhe si “Refugees Welcome”, “Oppose Tommy Robinson” dhe “Women Against the Far Right”.








