Policia e Durrësit ka njoftuar se në lagjen nr.1 pranë hotelit të ish kreut të Bashkisë, Vangjush Dakos është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse në një vazo lulesh. Hoteli ka qenë jashtë funksionit.
Sipas policisë lënda dyshohet të jetë artizanale dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat.
Ndërsa njësia Antieksploziv e RENEA-s po bashkëpunon me grupin hetimor për analizimin e lëndës dhe identifikimin e autorëve.
Lënda plasëse pranë ish-hotelit të vëllait të ish-kryebashkiakut Dako









