-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Shpopullimi është dramatik, kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

Kryesoret

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar për gjendjen e shkollave në vend. Xhixho shprehet se me fillimin e vitit të ri shkollor këtë javë ka 17 mijë nxënës më pak, 22 shkolla të mbyllura dhe janë me dy turne.

Ajo thotë se qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, e cila sipas saj është kthyer në emergjencë kombëtare.

“Shpopullimi është dramatik, kemi humbur në 10 vite mbi 112 000 nxënës. Fëmijët e Astirit, një zonë me 70 mijë banorë, nuk ka ende shkollë e kopsht. Kosto shumë e lartë për arsimimin e fëmijëve: prindërit paguajnë 100-150 mijë lekë në muaj për after-school sepse mësimi mbaron në orën 11:00. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nuk arriti kurrë të bëhet alternativë që ofron zgjidhje reale. “Dreka në shkolla” sërish një mashtrim, një premtim i cili mori fund me fushatën elektorale. 60% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie. Ndërkohë që qeveria flet për digjitalizimin dhe laboratorë smart, ka shkolla në Tiranë ku nuk ka as ujë dhe as ngrohje në dimër. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, i cili sot është kthyer në emergjencë kombëtare. Pa arsim cilësor dhe pa investim te kapitali njerëzor nuk mund flasim për Shqipëri europiane!”, shprehet Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit