Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën kryetarin e bashkisë së rrethit Bayrampaşa në Stamboll, Hasan Mutlu, së bashku me 47 zyrtarë të tjerë lokalë, në kuadër të një hetimi për korrupsion që përfshin partinë kryesore opozitare në vend, Partinë Popullore Republikane (CHP).
Sipas televizionit shtetëror TRT Haber, Mutlu akuzohet për ryshfet, shpërdorim detyre, mashtrim dhe manipulim të tenderëve publikë.
Ai është vetëm njëri nga më shumë se një duzinë kryebashkiakësh të zgjedhur nga radhët e CHP-së që janë arrestuar muajt e fundit për akuza të ngjashme.
Lista përfshin edhe kryetarin aktual të Bashkisë së Stambollit dhe liderin e partisë, Ekrem İmamoğlu, i konsideruar si rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdoğan.








