-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keir Starmer: Flamuri ynë simbolizon diversitetin, jo dhunën dhe përçarjen

Kryesoret

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ashpër pas përdorimit të flamurit të Saint George nga protestuesit në marshimin “Bashkoni Mbretërinë”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e dënoi përdorimin e këtij flamuri si një simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes, duke theksuar se flamuri britanik përfaqëson diversitetin dhe tolerancën e vendit.

Starmer nënvizoi se protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike dhe duhet respektuar, por shtoi se dhuna, frikësimi dhe sulmet ndaj policisë janë të papranueshme. Ai shtoi se nuk do të tolerohen sulmet ndaj oficerëve që kryejnë detyrën e tyre apo ndaj qytetarëve që ndihen të kërcënuar për shkak të origjinës apo ngjyrës së lëkurës.

“Britania është një vend i ndërtuar mbi tolerancën, diversitetin dhe respektin. Flamuri ynë simbolizon këto vlera dhe nuk do t’i dorëzohemi asnjë grupi që e përdor atë për qëllime ekstremiste,” tha kryeministri.

Reagimi i Starmer vjen në një kohë kur tensionet sociale dhe politike në Britani janë rritur, ndërsa ai thekson nevojën për bashkëjetesë paqësore dhe respekt për vlerat demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit