-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kulmin e tensioneve me Venezuelën, SHBA vendos avionë F-35 në Porto Riko

Kryesoret

Pesë avionë luftarakë F-35 u vendosën në ish-bazën ushtarake Roosevelt Roads në Porto Riko, në kuadër të një plani të SHBA-së për të forcuar operacionet kundër karteleve të drogës në rajonin e Karaibeve.

Ky vendim erdhi pas urdhërit të Presidentit Donald Trump për dislokimin e dhjetë avionëve të tillë në territor.

Lëvizja ushtarake vjen në një kohë kur tensionet me Venezuelën janë në rritje. Javën e kaluar, forcat amerikane sulmuan një motoskaf të dyshuar për trafik droge, duke vrarë 11 persona, të cilët sipas autoriteteve amerikane ishin pjesë e një bande kriminale, por që kjo u mohua nga qeveria venezueliane.

Në një incident tjetër, Venezuela akuzoi një anije luftarake amerikane për ndalimin e paligjshëm të një anijeje peshkimi.

Këto zhvillime po ndodhin ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes vizitoi papritur Porto Rikon, duke treguar seriozitetin e SHBA-së në këtë rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit