Protesta masive e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson përfundoi me përplasje të dhunshme në qendër të Londrës.
Gjatë përplasjes në protestë 26 oficerë policie mbetën të plagosur, katër prej tyre rëndë. Protesta u zhvillua me moton “Unite the Kingdom” (Bashko Mbretërinë) dhe morën pjesë 150,000 pjesëmarrës.
Sipas policisë pjesëmarrësit u përfshinë në akte dhune, duke hedhur shishe qelqi dhe sende të forta ndaj efektivëve. Gjatë protestës u arrestuan 25 persona u arrestuan për vepra të ndryshme penale.
Në protestë me anë të një video live mori pjesë edhe miliarderi amerikan Elon Musk.








