Në Doha, të hënën mbahet një samit i udhëheqësve arabo-islamikë për të shprehur mbështetje ndaj Katarit pas sulmit izraelit ndaj grupit militant Hamas në territorin e tij.
Një draft-rezolutë e samitit dënon sulmin izraelit si një përshkallëzim destabilizues dhe kundërshton “planet e Izraelit për të imponuar një realitet të ri në rajon”.
Megjithatë, edhe pse Katari është aleat i SHBA-së, amerikanët vazhdojnë të mbështesin Izraelin, çka u reflektua edhe gjatë vizitës së fundit të sekretarit amerikan Marco Rubio në Tel Aviv.