Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se ndeshja kualifikuese me Shqipërinë nuk do të zhvillohet në Beograd por në Leskovac.
Ai shpjegoi se ndryshimi i stadiumit lidhet me atmosferën negative në Beograd gjatë ndeshjes me Anglinë, ku tifozët nuk mbështetën ekipin kombëtar.
Vuçiç tha se në Leskovac atmosfera është pozitive dhe tifozët e duan ekipin, megjithëse mbetet në dyshim nëse do të lejohen tifozët për shkak të mundshmeve sanksione nga FIFA dhe UEFA.








