Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, aktualisht në arrest shtëpie, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash.
Po ashtu, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, prokuroria ka ngritur akuza për pastrim parash nëpërmjet skemave të paligjshme.