Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar vendosi emrat që do të drejtojnë Komisionet e përhershme dhe të posaçme parlamentare.
Rama i ka besuar sërish Damian Gjiknurit, drejtimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, një Komision që Gjiknuri e drejton prej kohësh.
Kryeministri Rama të enjten e kaluar në Asamblenë Kombëtare të PS-së theksoi se duhet vijuar me depolitizmin e administratës zgjedhore një ndër pikat kyçe të OSBE-ODIHR.









