Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Lefter Talo” të Finiqit, ku një çift i moshuar është bërë viktimë e një grabitjeje pas mesnate.
Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e S. K. 78 vjeç dhe D. K. 79 vjeç, duke vjedhur një shumë parash.
Autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit gjatë ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.








