Hashim Thaçi ish-president i Kosovës është paraqitur sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku vijon procesi gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Seanca e sotme shënon fillimin e një etape të re në proces, me paraqitjen e dëshmitarëve të palës mbrojtëse.
Pas një periudhe të gjatë ku dëshmitë janë dhënë nga Prokuroria, tani është radha e mbrojtjes për të sjellë prova që synojnë të kundërshtojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të pretenduara gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë, 1998–1999.