Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër emërimin e “Diellës”, ministres virtuale, duke e konsideruar këtë akt një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe një mënyrë për të shmangur përgjegjësitë qeveritare.
Sipas tij, krijimi i “Diellës” është një masë për të maskuar skandalet dhe për të larguar vëmendjen nga korrupsioni i qeverisë.
Do të ndalem te Diella Rama, e cila përbën aktin më skandaloz në historinë e një shteti. Një president Republike për të dëshmuar se s’ka kushtetutë dhe as ligj, për të dëshmuar se është skllav i akteve të paligjshme të Ramës. Ka dëshmuar se është i nënshtruar totalisht. Turpëroi kushtetutën, turpëroi Shqipërinë duke dekretuar si ministre, Diellën virtuale dhe duke e dekretuar atë, akt I pashembullt.
Pas momentit të parë mediat ndërkombëtare filluan në analizojnë se kjo quhet ndryshe vjedhje e Edi Ramës. Prapa Diellës s’ka asnjë qëllim tjetër veç se largimi i çdo përgjegjësie për vjedhjet.
Rama bashkautor i dosjeve më të rënda korruptive të vendit, djegëseve…tunelit të Llogarasë. Për të mos patur përgjegjësi autorë ai krijoi Diella Ramën. Nuk ka turp më të madh se sa presidenti të dekretojë, Diella është anëtarja më e fundit dhe më e ngushë e familjes Rama.









