James Rubin po dëshmon në gjyqin në Hagë. Ai tha se qëllimi i Konferencës së Rambujesë ishte që të arrihej një kompromis në mënyrë që diplomacia të shkonte në një fazë tjetër për t’i dhënë luftës në Kosovë. Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se Thaçi nuk ka pranuar që të nënshkruajë një dokument pa pasur një deklaratë specifike pa pavarësinë.
KLIKO KETU per te ndjekur LIVE seancen gjyqesore
Kjo për arsye, se ai do të konsiderohej tradhtar dhe se Thaçi nuk ishte lideri i vetëm i UÇK-së, por kishte edhe drejtues të tjerë brenda lëvizjes që kërkonin pavarësinë.
“Ai tha se nuk mund të na thoshte po, pa pasur një deklaratë specifike pa pavarësinë. Sepse duhej të diskutonte me drejtuesit e UÇK-së. Ne po përpiqeshim të gjenim një të mesme të artë që të mos i thonim as po, as jo në atë dokument. Kështu që ne thamë mund të shprehni vullnetin e popullit pa e thënë specifikisht fjalën pavarësi.
Ai tha po nuk përdora fjalën pavarësi mua do më konsiderojnë një person që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit. Ai na shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ai ishte thjesht personi që po komunikonte me ne sepse kishte një rol politik në UÇK, por nuk ishte kompetent.
Shumica në atë lëvizje donin pavarësi tani, ose më së paku të shkruhej në dokument se do të realizohej pavarësia. Ideja ishte si t’i kënaqnim të gjithë. Ai kishte thënë se nëse e bën këtë, do ishte një tradhtar. Ne u përpoqëm të gjenim një pajtim për këtë”, tha Rubin.
LIVE-James Rubin hap dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë