Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë se si ai dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright negocionin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, për ta bindur Hashim Thaçin që ta nënshkruante marrëveshjen.
KLIKO KETU per te ndjekur LIVE seancen gjyqesore
Pikat kryesore të dëshmisë së James Rubin;
- Thaçi nuk kishte autoritet të plotë mbi UÇK-në – për vendimet ushtarake ai duhej të merrte udhëzime nga komandantët.
- Marrëdhënia e tij me komandantët ishte e distancuar – ai shpesh qëndronte në pozicion të tërhequr krahasuar me ta.
- Diferenca e moshës ndikonte në raportet – komandantët më të moshuar e trajtonin Thaçin si më pak të fuqishëm në vendimmarrje.
- Roli i Thaçit ishte më shumë politik sesa ushtarak – Rubin e përshkroi atë si figurë ndërmjetësuese, jo vendimmarrëse në terren.
- Komandantët i diktonin përgjigjet Thaçit – sipas Rubinit, ata i thoshin atij se si duhej të përgjigjej në negociata.
LIVE-Gjyqi në Hagë/ Rubin: UÇK-në e udhëhoqën komandantët, jo Thaçi!








