-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rubin në Hagë: CIA kishte kontakte të hershme me Ramush Haradinajn

Kryesoret

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

KLIKO KETU per te ndjekur LIVE seancen gjyqesore

Në dëshminë e tij, Rubin ka pohuar se zyrtarë të zbulimit amerikan kanë qenë në kontakt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sidomos me ish-komandantin e zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte dhe sigurisht, të mos promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe,” tha Rubin.

Ish-diplomati amerikan shtoi se kishte mësuar për këto kontakte në vitin 1999, kur vetë kishte shkuar në Kosovë dhe ishte takuar me zyrtarë të CIA-s.

“E mësova në vitin 1999, por marrëdhëniet kishin filluar më herët, qysh në vitin 1998. E di që ambasadori Gelbard ishte takuar me UÇK-në.

Kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA-s dhe stafin e tyre, mësova se ata kishin pasur marrëdhënie të vazhdueshme me Haradinajn për vite me radhë,” shtoi Rubin.

LIVE-Gjyqi në Hagë/ Pikat kryesore të dëshmisë së James Rubin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit