Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë humbi vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.
Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2. Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.








