Në një operacion të koordinuar me Interpol Roma dhe Interpol Wiesbaden, autoritetet shqiptare kanë ekstraduar në Shqipëri dy persona të kërkuar nga drejtësia.
Nga Italia është ekstraduar Amarildo Luca 29 vjeç nga Dibra, i cili akuzohet për ndihmë në kalimin e paligjshëm të emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.
Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar atij masën e arrestit në burg për këtë veprim.
Ndërsa nga Gjermania është rikthyer në Shqipëri F.B., 20 vjeç nga Tirana i dënuar dy herë për vjedhje në kryeqytet me dënime prej 8 muajsh dhe 6 muajsh burg.
Ky ekstradim vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar për të luftuar krimin dhe siguruar drejtësinë.