Në një operacion të koduar “Game over 2” policia e kryeqytetit ka arrestuar pronarin dhe punonjësin e një lokali në rrugën “5 Maji” pasi dyshohen për organizimin e lojërave të fatit të jashtëligjshme.
Në kontrollin e bërë, policia sekuestroi 3 pajisje kompjuterike 2 celularë dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria ilegale.
Pronari i lokalit O. B., 31 vjeç dhe punonjësi U. D., 51 vjeç u arrestuan për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.