Një banesë në lagjen Dudas të Shkodrës u përfshi nga flakët gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Dy automjete zjarrfikëse u mobilizuan për shuarjen e zjarrit, ndërsa për parandalim të rreziqeve u ndërpre furnizimi me energji elektrike.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për dëmtime në njerëz. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.