Një anije që transportonte 75 refugjatë sudanezë u përfshi nga flakët pranë bregdetit libian të dielën. Si pasojë kanë humbur jetën 50 persona, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për migracionin tha se u ka ofruar mbështetje mjekësore 24 të mbijetuarve.
“Nevojitet veprim urgjent për t’i dhënë fund tragjedive të tilla në det”, postoi në X dega e IOM-it për Libinë.