Arsenali fitoi 0-2 në transfertën spanjolle ndaj Athletic Bilbao, për të marrë suksesin e parë.
Ata kaluan në avantazh falë një goli të shënuar nga Martinelli në minutën e 72-të. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Trossard vulosi fitoren me golin e dytë.
Ndërsa PSV në Holandë u mposht me rezultatin 1-3 nga belgët e Royale Union SG. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me David dhe Ait El Hadj, ndërsa në fraksionin e dytë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mac Allister.