Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur hapjen e grupkapitullit të katërt në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai e ka cilësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit, duke theksuar se progresi mund të përshpejtohet më tej.
“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”.


                                    





