Partia Socialiste ka miratuar ndryshimet në rregulloren e re të Kuvendit për komisionet parlamentare. Opozita u largua dhe njoftoi se do të ketë një reagim të fortë që do të dalë nga mbledhja, sikur tha Gazment Bardhi, ‘urgjente e grupit parlamentar’.
“Shumica pa asnjë konsultim, pa përfshirjen e opozitës ka vendosur të ndryshojë strukturën organizative të Kuvendit. Shtuar kësaj, propozimit të njënashëm, sot ka vendosur ta kalojë brenda 24 orëve. Grupi ynë, pasi ka dhënë të gjithë argumentet. Vendosëm të mos përfshihemi në këtë procedurë anti-kushtetuese.
Emrat në komisionet parlamentare? Kjo do të jetë vendimmarrje e grupit. Ne nuk do të lëmë asnjë hapësirë bosh në Kuvend. Ne po largohemi për një mbledhje urgjente të grupit dhe do të marrim vendime si do të sillemi me seancën e orës 17” tha ai.