Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid në Gaza të bëra nga Komisioni i Pavarur i Hetimit i Kombeve të Bashkuara.
“Izraeli dhe unë personalisht e hedhim poshtë kategorikisht këtë të ashtuquajtur ‘raport’ dhe autorët e tij të turpëruar, mungesa e legjitimitetit të të cilëve është aq e plotë saqë citimi në akuzat e tyre është në vetvete një miratim i luftës sonë për të drejtat e njeriut”, u shpreh ai.
Herzog tha se Izraeli mbron popullin dhe kërkon kthimin e pengjeve, ndërsa komisioni fajëson shtetin hebre.
“Ndërsa Izraeli mbron popullin e tij dhe kërkon kthimin e pengjeve, ky Komision i falimentuar moralisht fiksohet duke fajësuar shtetin hebre, duke i zbardhur mizoritë e Hamasit dhe duke i kthyer viktimat e një prej masakrave më të këqija të kohërave moderne në të pandehur”, shtoi Herzog.