Ushtria izraelite ka njoftuar se të martën ka dhënë urdhër për evakuimin e portit Hodeida në Jemen, në Detin e Kuq, dhe paralajmëron një sulm.
“Kushdo që qëndron në zonë, rrezikon jetën e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare të zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.
Ai shton:
Paralajmërim urgjent për të gjithë ata që ndodhen në portin Hodeida të Jemenit
Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit do të ndërmarrë një sulm në orët në vijim në zonën e përcaktuar, për shkak të aktivitetit ushtarak të regjimit terrorist Houthi atje.
Për sigurinë tuaj, i bëjmë thirrje të gjithëve që ndodhen në portin e Hodeidës dhe në anijet e ankoruara aty të evakuojnë zonën menjëherë.
Qëndrimi në zonë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.