Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Israel Katz ka kërcënuar se Rripi i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamas nuk i dorëzon armët dhe nuk i lirojnë të gjithë pengjet që mbajnë ende.
Ai theksoi se operacionet izraelite kanë si objektiv eliminimin e Hamasit dhe marrjen e kontrollit të Gazës, duke paralajmëruar se gjithçka mund të shkatërrohet nëse vazhdojnë veprimet aktuale.
“Ne duam vetëm dy gjëra nga Hamasi, të cilat nuk do të na i japë vullnetarisht: të lirojë të gjithë pengjet dhe të çmilitarizojë. Forca e madhe e sulmit këtu (në Gaza) është disfata e menjëhershme e Hamasit, dhe gjithashtu krijon një levë më të madhe për lirimin e pengjeve”, tha Katz.