Kombëtarja Shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1. Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar.
Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33-të me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.








