Shqipëria do të shënojë një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian duke hapur katër kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim.
Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, që do të zhvillohet më 16 shtator në Bruksel, do të përfshijë katër kapituj të Grupit 4: “Politika e transportit”, “Energjia”, “Rrjetet transevropiane”, dhe “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.
Takimi do të bashkëdrejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre.
Gjatë konferencës do të zyrtarizohet hapja e negociatave për këto kapituj dhe do të paraqitet Qëndrimi i Përbashkët i BE-së.
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, do të japë vërejtjet e saj mbi progresin e Shqipërisë dhe pritshmëritë për këtë fazë të re të negociatave.