Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuza të opozitës për shkelje të Kushtetutës gjatë miratimit të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.
Ai theksoi se e gjithë kjo kritikë është e pabazë dhe qëllimi i mazhorancës është të përgatitë Kuvendin për përmbushjen e axhendës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne e dimë, sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu, që të them të drejtën ka pas marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje. Ishte Rrushaj kryetar i grupit dhe folëm për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kuvendit… Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë axhendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”