Në seancën plenare të Kuvendit Gazment Bardhi ka kritikuar ashpër Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën për menaxhimin e çështjeve të brendshme të Kuvendit.
Bardhi tha se Kuvendi nuk është një organ partiak dhe se nuk mund të merren vendime vetëm nga një palë.
Ai shtoi se, përkundër premtimeve, Rama kishte dështuar të implementonte ndryshimet e nevojshme dhe theksoi se opozita duhet të udhëheqë komisionet e jashtme, ashtu siç është praktika në shumë shtete.
“Kryeministri del dhe flet për Kuvendin, se si do të ndahet. Kuvendi nuk është një organ partiak, dhe vendimet nuk merren vetëm nga njëra palë. Kishit marrë ndikim nga Bundestagu, por sot nuk e përmendni më, pse? Sepse përsëri gënjyer. Të gjitha vendet kanë komisione të jashtme dhe trajtimi i tyre gjithmonë drejtohet nga opozita, jo nga një parti njëpartiake. Por ju, nuk flisni për koncesione, por dini vetëm të vidhni. Përderisa jeni ju në qeveri, nuk do të mbyllni asgjë, sepse jeni qeverisja e krimit”.


 
                                    





