Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi sot kryetarin e ri të Kuvendit, Niko Peleshi për shkelje të rregullores.
“Dua të shpreh keqardhjen time që detyrën tuaj si kryetar i kuvendit e nisni në shkelje të rregullores. Vetëm dje rreth orës 14 na nisët rendin e ditës.
Rendi duhet të njoftohet jo më vonë se dy ditë më parë dhe si rregull një javë përpara. Dhe të nisësh detyrën e kryetarit të Kuvendit në shkelje do të duhet t’ju turpërojë. Ju kërkoj t’i kërkoni ndjesë deputetëve” tha ai.
Më pas Bardhi, tha se shumica socialiste voton ligje klienteliste, të sponsorizuara nga oligarkët. Tha se është kundër ndryshimeve të Rregullores Parlamentare. “Keni kaluar këtu, ligje të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos.
Ky është shqetësimi i Kuvendit dhe jo nëse organizohet në 10 apo 8 komisione. Gjithashtu ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregulloren e Kuvendit diktohen nga kreu i ekzekutivit. Ku ndodh qe del kryeministri dhe thote se komisionet do te diktohen sipas qeverise” tha ai.









