Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka kritikuar ashpër mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të procedurave të Kuvendit.
Ajo theksoi se Kuvendi duhet të respektojë rregulloren dhe të sigurojë gjithëpërfshirje në procesin e diskutimeve, përfshirë opozitën.
“Një vend ku kryeministri ka mbledhur të gjitha pushtetet. Parlamenti është si një oaz ku ka dhe opozitë. Për çfarë ka shkuar dhe po bërtet sot Edi Rama që kemi hapur 4 kapituj? Ku është gjithëpërfshirja jonë? Kur nuk ka konsensus, duhet të respektoni këto dy libra, rregullore dhe kushtetutën”.